Aktualitet

Dogji squfurin për tharjen e fiqve, zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Duhanas

Zjarrfikësit me të mbërritur në zonë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

5 Gusht 2024, 12:36 Nga S.B
Dogji squfurin për tharjen e fiqve, zjarri del jashtë kontrollit
foto ilustruese

BERAT- Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Mësohet se Bajram Kanaçi dogji squfurin për tharjen e fiqve, por zjarri u përhap me shpejtësi duke rrezikuar banesën e tij si dhe shtëpitë e tjera afër zonës.

Zjarrfikësit me të mbërritur në zonë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

duhanas berat zjarr

Sondazh

Poll