Politike

Abuzimi me fondet e BE/ Kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë, në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca për Beqajn dhe 6 të akuzuarit e tjerë

Beqaj mbahet nën masën e "arrestit me burg" nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

5 Gusht 2024, 12:33 Nga r.ll
Abuzimi me fondet e BE/ Kërkojnë ndryshimin e masës së
ilir beqaj

TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë të akuzuar për çështjen e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian. Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë kanë apeluar masat e sigurisë dhe kërkojnë zëvendësim mase. Beqaj mbahet nën masën e "arrestit me burg" nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

ilir beqaj saspax abuzimi me fondet e be

Sondazh

Poll