Politike

Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës, reagon Berisha: Grabitja e radhës e Ramës, ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve

Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.

5 Gusht 2024, 10:00 Nga r.ll
Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës, reagon Berisha: Grabitja e radhës e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Himarë dhe zgjedhjen e kandidatit socialist si kryebashkiak. Përmes një postimi në Facebook, Berisha se pas burgimit politik të Fredi Belerit, kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Edi Rama. 

Berisha shkruan më tej se Rama ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë, sipas tij i kishte lejuar të votonin. Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.

POSTIMI I BERISHËS: 

Grabitja e rradhës!

Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin.

Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.

Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.

O sot o kurrë!

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%), ndërsa kandidati i opozitës, Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%). 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

sali berisha vangjel tavo edi rama himare

Sondazh

Poll