Sport

VIDEO/ ‘Hat-trick’-u i Haaland bën që Manchester City të shkatërrojë Chelsean…

“Cityzens” triumfuan 4-2 në Ohio ndaj Bluve të Londrës

4 Gusht 2024, 09:30 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Hat-trick’-u i Haaland bën që Manchester City

SHBA - Manchester City mundi 4-2 Chelsean në Ohio, në një ndeshje përgatitore në kuadër të turneut të të dyja skuadrave në Shtetet e Bashkuara.

Erling Haaland shënoi hat-trick, me golat në minutat 4, 5 dhe 56. Golin tjetër për skuadrën e Pep Guardiolës e shënoi i riu norvegjez Oscar Bobb, në minutën e 55-të.

Te skuadra e Enzo Marescas, Raheem Sterling dhe Noni Madueke e shmangën humbjen e thellë, me goditje të sakta në minutat 59 dhe 89.

Rúben Dias, Bernardo Silva dhe João Cancelos nuk kanë rifilluar ende stërvitjet me skuadrën e Manchesterit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2024, 08:00

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po...