Sport

VD/ João Félix ‘firmos’ për Atlético Madrid

Portugez ishte në formacionin fillestar dhe ia arriti të shënojë

4 Gusht 2024, 08:54 Nga DOSJA
VD/ João Félix ‘firmos’ për Atlético

SPANJE - Atlético Madrid mposhti Getafen 3-1, në një ndeshje miqësore, ku shënoi edhe João Félix që startoi me bardhekuqtë, të cilët ai nuk i ka përfaqësuar zyrtarisht që nga janari 2023.

Portugezi vazhdon të integrohet në skuadrën e Diego Siemone; edhe pse është fishkëllyer nga tifozët e 'colchoneros' gjatë nxemjes.

E sigurt është se portugezi ka shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga Diego Simeone për të shënuar një nga golat e skuadrës. Një gol për të cilin ai nuk festoi, edhe për shkak të ofendimeve që mori para fillimit të ndeshjes.

Félix u zëvendësua pas pjesës së parë, por performanca e tij u vlerësua nga shtypi spanjol. Ai, së bashku me Ángel Correa (i cili shënoi dy herë në ndeshje), ishte lojtari më i suksesshëm në fushë (me tre goditje). Më tej, Christantus Uche shënoi golin e nderit të Getafes.

Atlético Madrid do të vazhdojë para-sezonin në Hong Kong, ku do të luajë me Kitchee SC më 7 gusht. Mbetet për t'u parë nëse João Félix do të jetë sërish titullar në këtë ndeshje, duke marrë parasysh sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2024, 08:00

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po...