Sport

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

Trajneri i Real Madrid e minimizon rëndësinë e duelit kundër Barçës

4 Gusht 2024, 08:00 Nga DOSJA

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po çmendemi!”. Trajneri italian nuk është aspak i shqetësuar për dy ndeshjet e humbura kundër Milanit dhe Barçës. Carletto mendon vetëm për gjendjen fizike të lojtarëve të tij dhe nuk shqetësohet për asgjë tjetër.

"Ne nuk po punojmë për taktikën, apo diçka të tillë," siguroi ai, duke i lënë ato detyra për kur Mbappé t'i bashkohet ekipit më 7 gusht. "Objektivi tani është t'u japim minuta lojtarëve, nuk po mendojmë për çështje taktike. Duam vetëm që lojtarët të jenë në gjendje të mirë. Për taktikat do të punojmë, duke filluar nga data 7," insistoi ai.

Ancelotti donte ta bënte të qartë se humbja në ‘El Classico’ nuk e shqetëson aspak, i vetëdijshëm se këto lojëra nuk do të thonë asgjë. "Ne humbëm një ndeshje me intensitet të mirë, ne vazhdojmë të bëjmë gjërat tona, duke u përgatitur për sezonin. Ne nuk e kemi as të gjithë skuadrën..."

Ancelotti, në fakt, preferon të bëjë një lexim pozitiv, me lojtarë si Vinicius dhe Modric. Braziliani është kthyer si aeroplan dhe Modric është gjithmonë aty. "Vinicius është kthyer shumë mirë, sepse ai ka punuar shumë mirë gjatë verës. Ai nuk ka nevojë për shumë punë parasezonale. Dhe Modric është shumë mirë fizikisht, të jem i sinqertë."

Pasi shpjegoi se Rodrygo nuk luajti për shkak të shqetësimit, ai e la çështjen Lunin më shumë në ajër. Courtois luajti 90 minutat kundër Barçës dhe i pyetur se çfarë do të bëjë kundër Chelseat, ai u përgjigj: “Courtois luajti... do të shohim se çfarë do të ndodhë ditën tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll