Ekonomi

Surprizat e motit/ Menduat se erdhi vera? Parashikimi për ditët në vijim do të ju zhgënjejë

8 Mars 2019, 17:59 Nga DOSJA
Surprizat e motit/ Menduat se erdhi vera? Parashikimi për ditët

TIRANË- Ndonëse ditët e fundit për shumë prej nesh u duk sikur dimrit i erdhi fundi dhe për këtë vit dhe vera po vinte me shpejtësi, sinoptikanët japin lajmin e keq.

Moti do të ndryshojë nga e hëna e në vijim.

Meteoalb me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se pas fundjavës pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, por edhe ato të dëborës në zonat malore.

Sipas këtij njoftimi, pritet që dita e verës e cila në Shqipëri kremtohet më 14 mars, të mos sjellë kushte të favorshme.

Parashikimi i Meteoalb:

CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale rikthehen shirat dhe bora surprizat e motit rikthehen shirat dhe bora surprizat e motit

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Mars 2019, 07:34

Gratë shqiptare më punëtoret në rajon

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin ...