Ekonomi

8 Marsi, apeli i Manastirliut për gratë: Bëni kontrollet parandaluese falas

8 Mars 2019, 12:24 Nga DOSJA
8 Marsi, apeli i Manastirliut për gratë: Bëni kontrollet

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se po rehabilitohet qendra shëndetësore ”Qyteti i Nxënësve”, e cila ofron sot kushte të përmirësuara dhe një standard të ri shërbimi për 8900 banorët e zonës së Kombinatit, në periferi të Tiranës.

Jam shumë e kënaqur që vijojmë me përmirësimin e kushteve në kujdesin parësor, ku vetëm në Tiranë ka përfunduar rehabilitimi i 14 qendrave shëndetësore, pjesë e programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Duke u ndalur te programet parandaluese, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja Manastirliu bëri një ftesë për të gjitha gratë.

Si asnjëherë më parë, programet parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të grave janë në fokus të politikave tona shëndetësore. Ndaj sot me 8 Mars, gjej rastin të ftoj për çdo grua, të gjejë pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e saj. Kryeni kontrollin mjekësor bazë, testin falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe mamografinë falas.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Rreth 17 mijë gra në vit, të grupmoshës 40-49 vjeç përfitojnë falas kryerjen e analizës HPV, për depistimin e një prej tumoreve më të shpeshta për gratë.

16.700 gra kanë kryer mamografinë vetëm në një vit, çka tregon për një rritje të ndërgjegjësimit, por edhe për zgjerimin e mundësisë për ta kryer atë në spitalet rajonale, ku janë instaluar 5 mamografë të rinj si dhe përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë vendin. Ndërsa Kontrollin Mjekësor Bazë, në një vit e kryen 260 mijë gra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 8 marsi ogerta manastirliu 8 marsi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Mars 2019, 07:34

Gratë shqiptare më punëtoret në rajon

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin ...