Ekonomi

Balla jep lajmin e mirë për banorët e Prrenjasit: 4.1 milion euro investim për ujësjellësin

8 Mars 2019, 11:46 Nga DOSJA
Balla jep lajmin e mirë për banorët e Prrenjasit: 4.1 milion euro

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se qeveria shqiptare do të investojë 4.1 milion euro do të investohen në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë të Prrenjasit për të garantuar 24 orë në ditë gjate gjithë vitit furnizim me ujë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj.

Postimi i plotë i Ballës:

Një tjetër investim i rëndësishëm i Qeverisë shqiptare në Bashkinë Prrenjas. Rreth 4,1 milion euro do të investohen në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë për të garantuar 24 orë në ditë gjate gjithë vitit furnizim me ujë të një cilësie shumë të mirë dhe me standarde të larta shërbimi për 6800 banorët e tyre. Përzgjedhja e një kompanie gjermane si Strabag është garanci për cilësinë e këtij investimi.

Projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj.

#PunapërShqipërinëqëDuam

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi taulant balla ujesjellesi ne perrenjas taulant balla ujesjellesi ne perrenjas

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Mars 2019, 07:34

Gratë shqiptare më punëtoret në rajon

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin ...