Ekonomi

Të festojmë apo të protestojmë? 8 marsi në sytë e femrës shqiptare

8 Mars 2019, 09:45 Nga DOSJA
Të festojmë apo të protestojmë? 8 marsi në sytë e

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme  festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati nëntë dekada. Por shumë femra janë në një dyzim të madh kur bëhet fjala për këtë ditë, të festojnë apo të protestojnë?

Pas shumë përpjekjesh për të fituar barazi gjinore sot gratë gëzojnë më shumë liri dhe janë më të përfshira se kurrë në nivelet bazë. Gjithsesi ende ka diskriminim. Barazia ligjore midis gjinive është e njohur si e drejtë njerëzore bazë në pothuajse gjithë botën, por kjo e drejtë ende mohohet. Shumë femra janë të dhunuara, të ngujuara, të paafta për të realizuar ëndrrat e tyre.

E pikërisht në Shqipëri kemi dy grupe: Femrat që luftojnë për të drejta të barabarta dhe kundër dhunës, dhe femrat që këtë ditë e shikojnë si një festë dhe enden në lokalet më të mira në vend për të festuar. Shqipëria vazhdon ende të jetë një vend i mbyllur përsa i përket konceptit që ekziston për femrën.

Zakonet dhe traditat janë më të forta sesa mbrojta ligjore formale, për shkak të karakterit patriarkal dhe miteve të vjetra në lidhje. Për t’i përkeqësuar edhe më tepër gjërat, dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave mbetet i shfrenuar si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane në rajon. Dhe janë këto femra të dhunuara që heshtin dhe nuk ngrihen të protestojnë, ta mposhtin frikën dhe t’i thonë jo dhunës.
Gratë nuk janë të informuara për të drejtat e tyre dhe shumica a tyre nuk kanë besim në strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Madje ata hezitojnë dhe drejtohen nga ndjenja e frikës.

“Nesër është 8 Mars dhe kjo datë simbolizon mundin dhe arritjet e gruas në shekuj e mijëvjeçarë. Mundin për t’u parë e konsideruar e barabartë si njeri, me burrin. Këtë festë komunizmi u përpoq ta pervertojë, duke e kthyer në një festë të turmës femërore pa fytyrë, por vetëm me gjini. Turma grashë, që shtroheshin në tavolinat e restoranteve, që njëherë në vit boshatiseshin nga burrat dhe gratë hanin e kërcenin me një uri deri në dhimbje. Hanin e kërcenin ndërmjet eksitimit e neverisë po asnjëherë të vetëdijshme për veten e tyre, për statusin e tyre. Edhe ato, që silleshin më të përmbajtura apo më bukur, nuk ishin ndryshe. Po sot sa ka ndryshuar kjo gjendje, sa të vetëdijshme jemi për veten dhe atë çfar përfaqëson kjo ditë? Apo vazhdojmë të bëjmë të vetmen festë, që dimë të bëjmë?”,-shkruan psikologia Lira Gjika.

Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Sot në Tiranë ka gra që festojnë në lokalet më të mira në kryeqytet, por ka dhe një grup grash që do të protestojnë në orën 11 përpara Muzeut Kombëtar kundër dhunës ndaj femrës. Nëse dhe ti je një femër e dhunuar kërko të drejtat e tua dhe ndjehu e barabartë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 8 mars 2019 festa e gruas të drejtat e gruas 8 mars 2019 festa e gruas të drejtat e gruas

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Mars 2019, 07:34

Gratë shqiptare më punëtoret në rajon

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin ...