Ekonomi

15 milion euro fitim për 8-mars, biznesi i mimozave në Itali

8 Mars 2019, 10:40 Nga DOSJA
15 milion euro fitim për 8-mars, biznesi i mimozave në Itali

Sipas legjendave me 8 mars të vitit 1908 rreth 129 punëtorë të një kompanie industrial në Neë York u vranë pasi ra një zjarr i madh. Në ato momente ato ishin duke protestuar për kushtet e punës dhe sipas mitit, pas kësaj ngjarje të hidhur në vendin ku u dogjën punëtorët u rrit nëj pemë me lule mimoze.

Megjithatë përveç legjendave ekziston dhe një shpjegim nga ANSA për këtë. Ishin pikërish Bashkimi i Grave italiane që zgjodhën këtë lule, e cila nuk kushton shumë, për të përfaqësuar festën e 8 marsit.

Mirëpo edhe pse me çmime të lira mimozat shikohen si një biznes shumë fitimprurës sidomos në itali. Duke qenë se edhe koha ka mbajtur mjaft mirë, mimozat kanë sjellë një rritje prej 7 % në fitim.

Të dhëna nga Konfederata e Agrikulturës italiane na bëjnë me dije se pjesa më e madhe e mimozave janë prodhime italiane dhe në ditët festive pritet të shiten rreth 13 milion tufa. Lulet e mimozës në vazo kushtojnë nga 6-60 euro në varësi të cilësisë ndërsa degët e mimozave nga 1-10 euro.

Kjo sipas të dhënave do të sjellë një fitim kolosal prej 15 milion eurosh.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 15 miljon euro fitim itali lulja e mimozës 15 miljon euro fitim itali lulja e mimozës

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Mars 2019, 07:34

Gratë shqiptare më punëtoret në rajon

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin ...