Ekonomi

Njoftimi i ambasadës franceze: Hapat që duhet të ndiqni për të studiuar në Francë

7 Mars 2019, 08:24 Nga DOSJA
Njoftimi i ambasadës franceze: Hapat që duhet të ndiqni për

Me kushtet arsimore që ofrohen sot në Shqipëri shumica e studentëve preferojnë që një pjesë të arsimimit të tyre, ose të gjithën, ta kryejnë në shtete të tjera. Dikush zgjedh të kryejë studimet bachelor në vendet perendimore e dikush të kryeje mastër apo doktoraturë.

Një gjë është e sigurt, cilësia e mësimdhënies dhe kushtet janë shumë herë më të mira. Mundësit që ofrohen nga vende të ndryshme jashtë trojeve shqiptare janë të ndryshme. Bursat e studimit mund të fitohen edhe me konkurence, duke dhënë provime.

Një njoftimi publikuar nga Universiteti i Tiranës thuhet se Ambasada franceze fton të gjithë studentët që kanë dëshirë të aplikojnë në programin e bursave shtetërore për master dhe doktoraturë për vitin e ri akademik, 2019-2020.

Sigurisht që këto bursa kanë një kosto. Bursat për master varjojnë në 700 euro në muaj  dhe përfshin pagesën mujore, sigurimet shoqërore dhe asistencën për të kërkuar strehim.

Ndërsa bursat për doktoraturë 1060 euro dhe përfshin ndjekje 15 muaj të shpërndara në 3 vite akademike, sigurimet shoqërore dhe pagesën mujore.

Mirëpo jo çdo degë përfshihet në këto bursa që do të merren. Ambasada franceze thekson se prioritet do të kënë të rinjtë që janë të arsimuar në fusha që kanë të bëjnë më klimën, biodiversitetin, mjeksinë, energjinë dhe migracionin.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ambasada franceze bursa studimi universiteti i tiranes ambasada franceze bursa studimi universiteti i tiranes

Sondazh

Poll