Sport

Dhuna ndaj arbitrit, flet Qarri: Hamitit i kam kërkuar falje të parit, shpresoj të merret një vendim…

7 Mars 2019, 19:24 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit, flet Qarri: Hamitit i kam kërkuar falje të parit,

Pas dhunës së ushtruar tifozët dhe zyrtarët e klubit të Kamzës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen me Laçin të dielën e kaluar, ka thyer heshtjen dhe presidenti i klubit Naim Qarri  cili thotë se është penduar për dhunën e ushtruar në një prononcim për Top Channel.

 

Ndihem shumë keq për ngjarjen që ndodhen. Unë nuk jam për dhunë. I kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe ata që ishin aty. Telefonatën e parë ia kam bërë Hamitit dhe i kam kërkuar falje.

Do t’iu lutesha të gjithë mediave, ta heqin atë pjesë e dhunës, sepse është bërë si film. Shpresoj që të merren një vendim më i lehtë. Të paktën të mendojnë për ata futbollistët, se kanë familje. Unë i bëj thirrje Federatës që ta shikojnë edhe njëherë atë vendim.

Si pasojë e incidentin, Komisioni i Disiplinës mori dje vendimin për të përjashtuar klubin e Kamzës nga Kategoria Superiore.(lexo këtu)

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ndaj arbitrit dhuna ne stadiume eldorian hamiti kamza laci naim qarri dhuna ndaj arbitrit dhuna ne stadiume eldorian hamiti kamza laci naim qarri

Sondazh

Poll