Politike

Berisha: Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn

Gjithashtu Berisha u shpreh se nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin. 

31 Korrik 2024, 20:57 Nga E. D
Berisha: Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të
sali berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen nesër në protestën e opozitës te bashkia. Gjithashtu Berisha u shpreh se nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin. 

"Miqtë e mi, Edi Rama është i tronditur gjer në palcë. Rilindja është një stan banditësh, kaçakësh, kriminelësh, hajdutësh që me sulmin tonë të parë do t’ia mbathin. Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, Venezuela është shembulli që na fton. Nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin. Përmbyset diktatori dhe shkohet në zgjedhje. Rrofshi ju! Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn. Fitore, fitore, fitore. Rroftë Shqipëria!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll