31 Korrik 2024, 20:33
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka sjellë si shembull rastin e Venezuelës, që sipas tij duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se shpreh mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e madh të PD për presidentin e vërtetë të Venezuelës, Eduardo Gonzales që u zgjodh me votën e qytetarëve. Më tej Krei PD-së u shpreh se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Kauzës së lirisë dhe dinjitetit, votës së lirë, interesit kombëtar. Të dashur miq, ne vijmë në prag të betejës së madhe, në prag të betejës vendimtare, të betejës shpëtimtare për Shqipërinë, për qytetarin, për kombin në tërësi. Këto ditë, të gjithë kemi ndjekur betejën e demokratëve të Venezuelës, që mbushën me guxim dhe heroizëm rrugët e Karakasit dhe qyteteve të tjera sepse fituan zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu ato, ua vodhi ato. Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e madh të PD për presidentin e vërtetë të Venezuelës, Eduardo Gonzales që u zgjodh me votën e qytetarëve. Duke dënuar me forcën më të madhe diktatorin Maduro, këtë pasardhës të Hugo Çavez, ftoj çdo shqiptar të nxjerrë mësime nga fati i demokratëve të Venezuelës. Me dhjetëra dhe qindra herë kam deklaruar këtu para jush dhe shqiptarëve, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Me Edi Ramën ka vjedhje të votës, vjedhje të votës, rrëmbim të mandateve dhe fitores. Të shkosh me Edi Ramën në zgjedhje, do të thotë të përsërisësh gabimin e rëndë të opozitës së Venezuelës, e cila për të satën herë fiton zgjedhjet, por më parë diktatori Çavez dhe tani diktatori Maduro iu grabisin fitoren, iu grabisin zgjedhjet. Ky mësim i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ndaj dhe të gjithë në këmbë në betejën vendimtare për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitoren e opozitës," tha Berisha.
sali berisha
Politike
31 Korrik 2024, 20:16
M.B
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
HIMARA- Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi ku tho...
Politike
31 Korrik 2024, 19:52
M.B
Taulant Balla, Belinda Balluku dhe Ervin Hoxha
TIRANA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...
Politike
31 Korrik 2024, 19:03
M.B
Petro Gjikuria
HIMARA- Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria, për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit...
Politike
31 Korrik 2024, 16:13
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- Të dielën e 4 gushtit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës. Lidhur me kë...
Politike
31 Korrik 2024, 15:32
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e ish-kryebashkia...
Politike
31 Korrik 2024, 15:26
M.B
Bajram Begaj
TIRANA- Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një letër Kuvendit, në lidhje me rastin e mashtrimeve m...
Politike
31 Korrik 2024, 15:28
I.A
Xhaçka dhe Rama
TIRANË- Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit t&...
Politike
31 Korrik 2024, 14:49
r.ll
vangjel tavo
TIRANË- Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka folur në një intervistë për zgjedhjet n...
Politike
31 Korrik 2024, 13:47
S.B
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu ka dalë me një deklaratë lidhur me situat&eum...
Politike
31 Korrik 2024, 12:56
I.A
Veliaj, Tushe, Molla, Qato
TIRANË- Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë...