Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ kryen testimet për identifikimin biometrik, Pelinku: Pajisjet janë në rregull, konform të gjitha rregullave teknike

Pelinku thotë se në rast surprizash, KQZ do të angazhojë stafin në qendër për të asistuar përdorimin e pajisjes.

31 Korrik 2024, 16:13 Nga M.B
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ kryen testimet për
Foto ilustruese

HIMARA- Të dielën e 4 gushtit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës. Lidhur me këtë mësohet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po bëhen përgatitjet e fundit. Gjithashtu bëhet me dije se KQZ testoi pajisjen që bën identifikimin biometrik të zgjedhësve, që shmang votimin e dyfishtë apo tentativën për të votuar në emër të të tjerëve.

Sa i takon kësaj, nënkomisionerja shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku tha se janë marrë të gjitha masat që të shmangen problemet teknike. Ajo ka shtuar se problematikë në të gjitha zgjedhjet janë edhe operatorët teknikë që vënë në përdorim pajisjen PEI. Pelinku thotë se në rast surprizash, KQZ do të angazhojë stafin në qendër për të asistuar përdorimin e pajisjes.

"Testimi shkoi në rregull, rezultuan që pajisjet janë në rregull, konform të gjitha rregullave teknike, shpresojmë të mos kemi probleme të natyrës teknike të mos ndodhin më. Në momentin që flasim çdo QV është e mbuluar me operatorë teknikë, kemi hasur vështirësi në rekrutimin e tyre, ka patur tërheqje të operatorëve për shkak të sezonit, të rinjtë janë jashtë ose të punësuar në vende të tjera pune, plani rezervë është që stafi i kqz do të bëjë operatorin e pajisjes së identifikimit biometrik. Jemi në pritje të përgjigjes ende, kemi kërkuar specifikimiin e datave, ka dyshime që ndryshimet kanë ndodhur pranë datave të dekretit të presidentit për zgjedhjet e Himarës”, tha ajo.

zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll