31 Korrik 2024, 20:16
Nga M.B
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
HIMARA- Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi ku thotë se zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë. Idrizi shkruan se Himara është shqiptare dhe e banuar 90 % nga shqiptarë.
Ai shton se 2 kandidatët Gjikuria dhe Tavo flasin në publik në gjuhën greke dhe shtron pyetjen se kujt i drejtohen ata. Gjithashtu Idrizi shtron dhe pyetjen nëse rrezikojmë që kushdo të fitojë nga kandidatët, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin.
POSTIMI:
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.
#HimaraËshtëShqiptare
90 % e banuar nga shqiptarë.
10 % romë, vllehë e greqisht-folës.
Të dielën zgjidhet kryebashkiaku.
A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?
Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre. A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?
A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?
Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…
Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamwria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!
Në 340-n p.e.s Straboni në veprën e njohur "Gjeografia e Kohës" përshkruan se helenët shtrihen deri në gjirin e Ambrakisë (sot Gjiri i Artës), pastaj jetojnë barbarët, pra jo-helenët.
Tuqiditi në veprën "Lufta e Peloponezit i përshkruan prapë Helenët deri në Gjirin e Ambrakisë.
Epiri banohej nga jo helenët e fiset ilire: Thesprotët, Kaonët, Molosët, me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit, Despotatin e Artës me despotët Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha, që në shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave në Ballkan.
Çamëria e Abedin Pashë Dinos, Hasan Tahsinit, Muharrem e Haki Rushitit, Alush e Osman Takës, Çaparejve, Suliotëve, tre firmëtarëve të Pavarësisë, Musa e Ali Demit, Kol Idromenos, Mitrush Kutelit, Daut Hoxhës, Rauf Dinos e Beut Rexho Plakut, Bilal Xhaferrit e shumë e shumë figurave të shquara. Çamëria iu aneksua Greqisë vetëm në vitin e mbrapshtë 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ashtu siç Kosova iu aneksua Serbisë.
Vetëm në Mars të vitit 1913, Çamwria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia. Që nga antikiteti e deri në Mars të vitit 1913 nuk ka pasur asnjëherë debat historik se çfarë ishte Epiri; pra vazhdimësi Iliro-Shqiptare (Çame). Këto dy fjalë i kisha për Vorio-Epireshat dhe ata që i dëgjojnë e ngrohen në diell...
himara
Politike
31 Korrik 2024, 19:52
M.B
Taulant Balla, Belinda Balluku dhe Ervin Hoxha
TIRANA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...
Politike
31 Korrik 2024, 19:03
M.B
Petro Gjikuria
HIMARA- Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria, për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit...
Politike
31 Korrik 2024, 16:13
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- Të dielën e 4 gushtit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës. Lidhur me kë...
Politike
31 Korrik 2024, 15:32
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e ish-kryebashkia...
Politike
31 Korrik 2024, 15:26
M.B
Bajram Begaj
TIRANA- Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një letër Kuvendit, në lidhje me rastin e mashtrimeve m...
Politike
31 Korrik 2024, 15:28
I.A
Xhaçka dhe Rama
TIRANË- Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit t&...
Politike
31 Korrik 2024, 14:49
r.ll
vangjel tavo
TIRANË- Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka folur në një intervistë për zgjedhjet n...
Politike
31 Korrik 2024, 13:47
S.B
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu ka dalë me një deklaratë lidhur me situat&eum...
Politike
31 Korrik 2024, 12:56
I.A
Veliaj, Tushe, Molla, Qato
TIRANË- Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë...
Politike
31 Korrik 2024, 12:37
N.F
Vokshi
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me ...