Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares shqiptare në Itali, Prokuroria hap hetime për "vrasje nga pakujdesia" për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore

Mediat italiane raportojnë se prokuroria është duke kryer hetime mbi vdekjen e 7-vjeçares, pas edhe thirrjeve të familjarëve të së ndjerës që kërkonin drejtësi.

31 Korrik 2024, 16:31 Nga M.B
Vdekja e 7-vjeçares shqiptare në Itali, Prokuroria hap hetime
Anisa Murati

ITALIA- Prokuroria italiane po kryen hetime për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati, e cila humbi jetën pasi u mbyt në liqenin Caraglio pranë Cuneos ku ndodhej në një kamp veror. 7-vjeçarja ishte në një kamp veror me fëmijë të tjerë si dhe me dy animatorë.

Mediat italiane raportojnë se prokuroria është duke kryer hetime mbi vdekjen e 7-vjeçares, pas edhe thirrjeve të familjarëve të së ndjerës që kërkonin drejtësi. Nën hetim nga prokurorja është Famullitari i Demontes, Don Fabrizio Della Bella dhe një prej animatorëve. Mësohet se 7-vjeçarja ndiqte kampin veror të famullisë së Demontes.

Akuza për personat në hetim është "vrasje nga pakujdesia", ku përfshihen edhe drejtuesi i strukturës së shkollës verore. Struktura verore "Bioparki" është nën sekuestro dhe nesër më datë 1 gusht do të ketë hetime të mëtejshme. Qendra verore kishte gjithsej në përbërje 15 fëmijë dhe dy animatorë të rritur.

anisa murati

Sondazh

Poll