Aktualitet

Zjarret në Gjirokastër dhe Tepelenë/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi, procedohen dy persona

Ndërkohë 67-vjeçari K.Q ka ndezur zjarr në vendin e quajtur Brez, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira.

31 Korrik 2024, 14:23 Nga S.B
Zjarret në Gjirokastër dhe Tepelenë/ Dogjën sipërfaqe
pamje nga ngjarja

GJIROKASTËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme pasi dogjën sipërfaqe toke në Gjirokastër dhe Tepelenë. Bëhet me dije se 66-vjeçari A.H, ka ndezur zjarr në Memola mbi kodrat e Viroit ku për pasojë ka djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Ndërkohë 67-vjeçari K.Q ka ndezur zjarr në vendin e quajtur Brez, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Si pasojë e përhapjes së menjëhershme të flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Ndaj dy autorëve rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

zjarre gjirokaster

Sondazh

Poll