Aktualitet

Aksident në Konispol/ Makina e dy turistëve bie në kanalin e Butrintit, njëri prej tyre në gjendje kritike (EMRAT)

Banorët dhe infermierja e zonës të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes dhanë ndihmën e parë për dy të huajt.

31 Korrik 2024, 15:05 Nga S.B
Aksident në Konispol/ Makina e dy turistëve bie në kanalin e
pamje nga ngjarja

KONISPOL- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vrinë të Konispolit. Bëhet me dije se makina e dy të huajve ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë kthesën e “Lundrës” duke përfunduar kështu në kanal. Banorët dhe infermierja e zonës të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes dhanë ndihmën e parë për dy të huajt.

Këta të fundit janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Gjendja e 53-vjeçarit vijon të jetë kritike ndërsa 34-vjeçarja është stabilizuar. Pritet që dy të lënduarit të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

butrint kanal aksident

Sondazh

Poll