Aktualitet

Aksident tek Brryli/ Audi tenton të kalojë me semafor të kuq, përplaset me një automjet tjetër, rrezikohen kalimtarët

Njëra nga makinat ka përfunduar në trotuar duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët e rastit.

31 Korrik 2024, 15:13 Nga S.B
Aksident tek Brryli/ Audi tenton të kalojë me semafor të kuq,
pamje nga ngjarja

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i një makine tip “Audi”, ka tentuar të kalojë me semafor të kuq, por për pasojë është përplasur me një automjet tip “Golf” i cili kishte ndaluar.

Njëra nga makinat ka përfunduar në trotuar duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët e rastit.

brryli aksident tirane

Sondazh

Poll