Aktualitet

Lidhja me atentatin në Bradashesh dhe larja e hesapeve mes bandash, zbardhet vrasja e Andi Zylyfit në Elbasan

Nga dosja hetimore rezultoi se Fatos Gosa i arrestuar në saj të operacionit “Plumbi i Artë”, ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.

31 Korrik 2024, 14:26 Nga r.ll
Lidhja me atentatin në Bradashesh dhe larja e hesapeve mes bandash,
andi zylyfi

TIRANË- Nga operacioni i SPAK, vazhdim i "Plumbit të Artë" është zbardhur një tjetër vrasje e ndodhur disa vite më parë në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Andi Zylyfit e ndodhur më 13 dhjetor të vitit 2019.

Nga dosja hetimore rezultoi se Fatos Gosa i arrestuar në saj të operacionit “Plumbi i Artë”, ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.

Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

 

vrasja e andi zylyfit

Sondazh

Poll