Aktualitet

I vuri flakën kontenierit ku banonte, arrestohet 36-vjeçari në Maliq, shkaktohen dëme materiale

Ndërkohë është proceduar S.A pasi zaptoi një sipërfaqe toke në pronësi të një tjetër personi.

31 Korrik 2024, 14:38 Nga S.B
I vuri flakën kontenierit ku banonte, arrestohet 36-vjeçari në
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë. Mësohet se është arrestuar 36-vjeçari K.H me probleme të shëndetit mendor, pasi i ka vënë zjarrin kontenierit ku banonte. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë është proceduar S.A pasi zaptoi një sipërfaqe toke në pronësi të një tjetër personi.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin kontenierit ku banonte. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.    

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 64-vjeçari, në fshatin Vishocicë, Devoll.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce arrestime

Sondazh

Poll