Aktualitet

Situata me zjarret në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, helikopterët janë tërhequr, po mbikëqyrim zonën

Ai tha se dy avionët italianë Canadair kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për shuarjen e flakëve.

31 Korrik 2024, 13:53 Nga r.ll
Situata me zjarret në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra,
haki çako

SHËNGJIN- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarrit në Shëngjin, që sipas tij po shkon drejt përmirësimit. Ai tha se dy avionët italianë Canadair kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për shuarjen e flakëve.

Çako tha se ndërhyrja me helikopterë është ndërprerë, por aktualisht ka grupe në terren që po vazhdojnë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonës. Më tej shtoi se është djegur sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe se më vonë do të bëhet një analizë e dëmeve në biznese dhe sipërfaqes së djegur.

Haki Çako: Vënia në lëvizje e dy avionëve italianë Canadair kanë qenë suport i jashtëzakonshëm. Gjej momentin për të falënderuar heronjtë e kësaj historie, zjarrfikësit strukturat operacionale të nivelit vendor dhe mbi 300 forca të FA, pa diskutuar prej gati 3 ditësh përfshirja pa shkëputje e gjithë stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të shumë bashkive. Shpresoj që situata të tilla mos të na sprovojnë, është diçka e rëndësishme që të kuptojmë se fatkeqësitë natyrore janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve dhe strukturave shtetërore. Jemi në gatishmëri dhe operojmë edhe në vende të tjera ku kemi prezentë zjarre.

Është djegur sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe kjo është një fazë tjetër që do vi pas kësaj. Vlerësimi i dëmeve në pyje dhe objekte në një fazë tjetër. Janë duke u tërhequr tashmë se s’kemi më vatra zjarri, ka përfunduar operacioni dhe me helikopterë. Po vazhdojmë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e zonës. Helikopteri i FA ka qenë në operacion gjatë gjithë kohës. Zjarre ka pasur në gjithë vendin, helikopteri ka qenë në operacion ën disa vende. Prandaj u bë kërkesa për ndihmë nga mekanizmi i mbrojtjes civile europiane.

A ka pasur ndërhyrje me vonesë?

Pjesë e analizës do të jetë gjithçka e operacionit, po bashkëpunojmë me autoritet lokale.

Pse nuk u përdorën të dy helikopterët e FA?

Analiza bëhet pas këtij operacioni, helikopterët janë në proces, po operojnë në Tepelenë. Nuk ka helikopter për çdo fshat. Banorët të sinjalizojnë në kohë. Të gjitha mjete janë të nevojshme, jemi në kulmin e verës. Vendetë tjera janë duke u djegur, ka pasur edhe humbje jetësh të njerëzve. Ajo që vlen të theksohet është që energjia e burimeve njerëzore dhe përfshirja e gjithë shoqërisë është një domosdoshmëri.

haki çako

Sondazh

Poll