Aktualitet

Operacioni në tre qytete/ SPAK zbardh tentatin ndaj vëllezërve Baho 5 vite më parë në Elbasan

Mes këtyre vrasjeve është zbardhur atentati që vrau Klevi Bahon dhe plagosi rëndë Eraldo Bahon. 

31 Korrik 2024, 13:26 Nga I.A
Operacioni në tre qytete/ SPAK zbardh tentatin ndaj vëllezërve
SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur sot atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë në Elbasan. Nga vazhdimi i megaoperacionit 'Plumbi i Artë' janë zbardhur sot 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë si dhe Berat. Mes këtyre vrasjeve është zbardhur atentati që vrau Klevi Bahon dhe plagosi rëndë Eraldo Bahon. 

Klevi Baho është ekzekutuar në vitin 2019, teksa ndodhej me makinë më vëllanë e tij, tip Audi pranë banesës së tyre. Teksa ata po shkonin për në banesë, një tjetër makinë tip Benz i ka ndjekur nga pas dhe i ka qëlluar me breshëri automatiku. Nga të shtënat, Klevi Baho humbi jetën në vend, ndërsa Eraldo mbeti i plagosur rëndë. 

klevi baho eraldo baho

Sondazh

Poll