Aktualitet

Akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon me 25 vite burg të fortin e "Myslym Shyrit", Gjergj Cukalin

Gjithashtu Gjykata dënoi me nga 8 vite burg Enver Jakimin dhe Ermond Jakimin. Blendi Deda u dënua 20 vite ndërsa Paris Prenga u dënuar me 18 vjet dhe Flor Abazi me 19 vite burg.

31 Korrik 2024, 13:05 Nga N.F
Akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën
Gjergj Cukali

TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të dënon me 25 vite burg të "fortin e Myslym Shyrit", Gjergj Cukalin. Gjithashtu Gjykata dënoi me nga 8 vite burg Enver Jakimin dhe Ermond Jakimin. Blendi Deda u dënua 20 vite ndërsa Paris Prenga u dënuar me 18 vjet dhe Flor Abazi me 19 vite burg.

Cukali është mes personave nën hetim për vendosjen e paligjshme të kamerave në Tiranë. Ai është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit ndërsa akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt të vitit 2021. Për atentatin u arrestua Gjergj Cukali dhe dy vëllezërit, Ermond dhe Enver Jakimi.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt 2021, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMë X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën. Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. 

gjergj cukali gjkko burg

Sondazh

Poll