Politike

"Duke folur për tenderat 43 milionë euro", Berisha: Altin Dumani mban në kasafortë përgjimin ambiental të Linda Ramës

Ai shtoi se Altin Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër.

30 Korrik 2024, 20:59 Nga M.B
"Duke folur për tenderat 43 milionë euro", Berisha: Altin
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë nga ai për Linda Ramën. Berisha tha se Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera 43 milionë euro. Ai shtoi se Altin Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë unë para jush për Linda Ramën. Sigurisht nuk e kam kurrë me kënaqësi që ta atakoj një bashkëshorte, një grua, një nënë, cilado qoftë ajo. Por nuk mund të hesht kur kujtoj me qindra mijëra nëna që nuk i japin dot ushqimin fëmijëve të tyre, që nuk blejnë dot ilaçet për fëmijët e tyre. Kur kujtoj dhjetëra mijëra të sëmurë që vdesin për ilaçe. Kurse Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera, po jo kështu sasi të vogla, jo mo jo, 43 milionë euro.

Dhe Edi Rama kërcënon guximtarin që nuk pajtohet. Është i regjistruar tjetri. Altin lake Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër. Garantoj Edi Ramën dhe Linda Ramën se do përgjigjen, drejtësia vonon po nuk harron, së bashku me Dumanin e tyre. Arben Ahmetaj u tregoi mbrëmë shqiptarëve se ekzistojnë filmime në Dubai të cilat tregojnë qeveritarët shqiptarë me McGonigalin, duke vizituar fabrika.

Me McGonigalin lidhja numër 1 ishte e Edi Ramës, sigurisht kishte edhe zyrtarë të tjerë të lidhur me të. Por ai ishte lidhje vetëm e Edi Ramës. Dhe të presësh ti të hetojë Dumani. Pra, unë mendoj se me rrëfimin e tij, ai bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më parë.

sali berisha

Sondazh

Poll