Politike

Berisha: Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij

 Berisha më tej u shpreh se Nuredin Dumani paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore.

30 Korrik 2024, 20:51 Nga E. D
Berisha: Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm theksoi se në rrëfimin e Arben Ahmetaj, kreu i SPAK, Altin Dumani paraqitet më i zi se vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Berisha më tej u shpreh se Nuredin Dumani paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore.

"Miq, akti kriminal i Altin Dumanit në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij. Nuredini paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky lake i poshtër, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore. Për të mbrojtur Edi Ramën. Për të mbrojtur Erion Veliajn. Për të mbrojtur Engjëll Agaçin. Për të mbrojtur pronarët e vërtetë të vjedhjes së shekullit. Ky lake i Edi Ramës arreston një zonjë që paguhej si rrogëtare në këtë ndërmarrje, ndërkohë lejon pagesën çdo muaj të parave të taksapaguesve shqiptarë në ndërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranës, paçka se ato përfundojnë të gjitha në konto bankare jashtë vendit dhe djegësi nuk ndërtohet. A nuk është kjo autopsia e një kërme e drejtësisë së re?" tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll