30 Korrik 2024, 20:42
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm u ndal te inceneratori i Tiranës dhe denoncimet e PD-së, duke theksuar se pronarë të vërtetë janë të kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Më tej Berisha u shpreh se Edi Rama me firmën e tij vendos t’i japë kompanisë së tij të paregjistruar, 8 muaj përpara, bonusin prej 8 pikësh, dhe ta shpallë fituese kompaninë që do regjistrohej për herë të parë të nesërmen e këtij vendimi.
"Ju jeni dëshmitarë se PD që nga komisioni parlamentar i djegësave gjer sot ka paraqitur para shqiptarëve me qindra dokumente, dhjetëra prej të cilave mbajnë firmën direkt të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Artur Metanit, etj, etj, të cilët faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se arkitekti, se kryeautori, se bosi i aferës së inceneratorëve është personalisht Edi Rama, i cili me firmën e tij ka ndryshuar trajtimin e mbetjeve nga landfille në djegie. Me firmën e tij ka trupëzuar në buxhetin afatmesëm djegësat. Me firmën e tij ka mbledhur me porosinë e tij 17 vendime të firmosura në 24 orë, si kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Me firmën e tij ka urdhëruar në kundërshtim me ligjin prokurimin me negociata të mbyllura. Me firmën e tij ka transferuar fondin e emergjencës së Këshillit të Ministrave në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit për prokurimin e djegësave. Me firmën e tij në një rast unik në botë, Edi Rama vendos t’i japë kompanisë së tij të paregjistruar kund mbi tokë, 8 muaj përpara, bonusin prej 8 pikësh, ta shpallë fituese kompaninë që do regjistrohej për herë të parë të nesërmen e këtij vendimi. Pra miq, ne kemi bërë detyrën tonë, kemi paraqitur para çdo shqiptari çdo dokument që fakton se Kreu i Meduzës, kreu i vjedhjes së shekullit, është Edi Rama. Ne në dhjetëra e dhjetëra raste paraqitëm dokumente se djegësi i Tiranës ka pronarë të vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Se Erion Veliaj është personi që me firmën e tij kaloi ndërtimin e djegësit nga objekt me prokurim publik në Partneritet Privat. Se Erion Veliaj me firmën e tij mashtroi jo 1 herë, por 4 herë në emër të Këshillit, në një kohë që Kushtetuta dhe ligjet nuk e lejojnë kurrë kryetarin të firmosë për shpenzimet për asgjë. Erion Veliaj, përfaqësuesit e tij, votuan për dhënien e 8 pikëve, por mbi të gjitha miqtë e mi, me firmë dhe vulë u zotua se do ndiqte punimet, do raportonte çdo muaj mbi situacionin dhe ecurinë e tyre, në një kohë kur pas 5 vitesh aty nuk ka as nam dhe as nishan dhe janë vjedhur 136 milionë euro," tha Berisha.
sali berisha
Politike
30 Korrik 2024, 20:01
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me ndryshimet e ministrave dhe votiminin e tyre n&eu...
Politike
30 Korrik 2024, 19:06
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas seancës së jashtëzakonshme të ...
Politike
30 Korrik 2024, 18:34
M.B
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Pasditen e sotme është zhvilluar seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kuvend lidhur me votimin e ndry...
Politike
30 Korrik 2024, 18:09
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i ësh...
Politike
30 Korrik 2024, 17:55
M.B
Kuvendi
TIRANA- Elisa Spiropali është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë me 75 vota pro dhe 4 kundër. Votimi p&e...
Politike
30 Korrik 2024, 17:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Teksa pritet të bëhet votimi për kryetarin e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u pa i ulur në pozicionin e deputeti...
Politike
30 Korrik 2024, 17:40
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur mes debatesh dhe përplasjesh seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në qev...
Politike
30 Korrik 2024, 17:21
M.B
Kuvendi
TIRANA- Deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, ka kalu...
Politike
30 Korrik 2024, 17:18
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur mes debatesh dhe përplasjesh seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në qeveri. ...
Politike
30 Korrik 2024, 17:15
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend, opozita kërkon debat për ndryshimet në qeveri. Seanca e posaçme zhvilloh...