Politike

Berisha: 50 mln euro u vodhën për tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm në planet!

Berisha më tej tha se për tunelin e Llogarasë, siç e shpjegoi Arben Ahmetaj mbrëmë dhe për hir të së vërtetës, duhet t’u njohim meritën e madhe gazetarëve, ku Klodian Tomorri, i cili ditën e tenderit në vitin 2021, ka denoncuar se në tender u paraqit Gjoka me 140 milionë euro dhe kompania turke me 190 milionë euro.

30 Korrik 2024, 20:59 Nga E. D
Berisha: 50 mln euro u vodhën për tunelin e Llogarasë, tunelin
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se 50 mln euro u vodhën për tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm në planet. Berisha më tej tha se për tunelin e Llogarasë, siç e shpjegoi Arben Ahmetaj mbrëmë dhe për hir të së vërtetës, duhet t’u njohim meritën e madhe gazetarëve, ku Klodian Tomorri, i cili ditën e tenderit në vitin 2021, ka denoncuar se në tender u paraqit Gjoka me 140 milionë euro dhe kompania turke me 190 milionë euro.

"Miqtë e mi, askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë për infrastrukturën e këtij vendi. Dhe, jam i bindur se ajo përbën një nga arritjet më të mëdha. Por tunelin e Llogarasë, siç e shpjegoi Arben Ahmetaj mbrëmë dhe për hir të së vërtetës, duhet t’u njohim meritën e madhe gazetarëve, ndër të cilët Klodian Tomorri, i cili ditën e tenderit në vitin 2021, ka denoncuar se në tender u paraqit Gjoka me 140 milionë euro dhe kompania turke me 190 milionë euro. Tenderin e fitoi kompania turke dhe Rama me lubinë e tij, Ballukun, përfunduan në Ankara. Por diferenca o të dashur qytetarë, 50 milionë euro. 50 milionë euro për një tunel, i cili është tuneli më i kushtueshëm në planet. I cili është 5.9 kilometra dhe shkurton gjithsej 13 kilometra rrugë.
A ka mendje njerëzore që mund të ndërtojë një gjë të tillë? Miqtë e mi, këto dëshmi tronditin tokën. Demokrate e demokratë, gjithçka është në duart tona, gjithçka varet nga guximi ynë, revolta jonë. Të enjten të gjithë te bashkia, të ecim të sigurt drejt fitores. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll