Politike

Intervista e Ahmetajt, Berisha: Me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve se Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve

Berisha tha se Ahmetaj ndonëse në kërcënim direkt serioz të jetës së tij dhe familjarëve të tij, shleu një detyrim të madh ndaj shqiptarëve, ndaj socialistëve dhe ndaj atyre qytetarëve që janë të interesuar për të vërtetën.

30 Korrik 2024, 20:42 Nga M.B
Intervista e Ahmetajt, Berisha: Me argumente të pakundërshtueshme u
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Saliberisha foli mbrëmjen e sotme lidhur me intervistën e djeshme të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se Ahmetaj ndonëse në kërcënim direkt serioz të jetës së tij dhe familjarëve të tij, shleu një detyrim të madh ndaj shqiptarëve, ndaj socialistëve dhe ndaj atyre qytetarëve që janë të interesuar për të vërtetën. Po ashtu Berisha shtoi se Ahmetaj me dëshminë e tij u faktoi, sipas tij, të gjithë skeptikëve, mosbesuesve, krimet me vjedhjet të Ramës, Veliajt, Ballukut, Manastirliut etj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Të kauzës së drejtë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Të dashur miq, mbrëmë shqiptarët ndoqën me vëmendje shumë të veçantë seancën e dytë të Kongresit të Metamorfozës. Mbrëmë ish-numri 2 për vite të tëra i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ndonëse në kërcënim direkt serioz të jetës së tij dhe familjarëve të tij, shleu një detyrim të madh ndaj shqiptarëve, ndaj socialistëve dhe ndaj atyre qytetarëve që janë të interesuar për të vërtetën.

Dëshmitari më i rëndësishëm publik në historinë e Shqipërisë, por e sigurt edhe në historinë e Europës, Arben Ahmetaj i bëri autopsinë narkoshtetit të Edi Ramës në seancën e mbrëmshme. Ai me argumente të pakundërshtueshme u dëshmoi shqiptarëve pavarësisht nga bindjet e tyre partiake se Edi Rama është autori i të gjitha mega-vjedhjeve të këtij vendi, të këtij populli. Të dashur miq, Arben Ahmetaj me dëshminë e tij u faktoi të gjithë atyre skeptikëve, mosbesuesve, krimet monstruoze me vjedhjet të Edi Ramës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Manastirliut e me radhë e me radhë.

sali berisha

Sondazh

Poll