Politike

FOTO/ Votimi për Kryetarin e Kuvendit, Rama ulet në vendin e deputetit

Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet.

30 Korrik 2024, 17:51 Nga M.B
FOTO/ Votimi për Kryetarin e Kuvendit, Rama ulet në vendin e deputetit
Edi Rama

TIRANA- Teksa pritet të bëhet votimi për kryetarin e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u pa i ulur në pozicionin e deputetit. Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet. Kështu, Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim.

Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. Ndërsa Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. Ndërkohë pritet të votohet përmes votës me kuti lidhur me kandidaturën e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit.

edi rama

Sondazh

Poll