Politike

Opozita bllokon foltore, Rama në sallë, votohen ndryshimet në qeveri, garda prezente

Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet.

30 Korrik 2024, 17:21 Nga M.B
Opozita bllokon foltore, Rama në sallë, votohen ndryshimet në
Kuvendi

TIRANA- Deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, ka kaluar për votim dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla si "hajdutë" ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve.

Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet. Kështu, Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim.

 Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. Ndërsa Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. Ndërkohë pritet të votohet përmes votës me kuti lidhur me kandidaturën e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit.

kuvendi

Sondazh

Poll