Politike

"Të të vijë turp!" Debate në Kuvend, opozita kërkon debat, Nikolla-Bardhit: Je i përjashtuar nga seanca

Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të opozitës shkuan pranë foltores ku nuk munguan replikat me Kryetaren Nikolla duke i përmendur dhe dorëheqjen e saj.

30 Korrik 2024, 17:18 Nga M.B
"Të të vijë turp!" Debate në Kuvend, opozita
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur mes debatesh dhe përplasjesh seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në qeveri. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, gjë e cila nuk u realiazua nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo e fundit tha se kërkesa e opozitës për debat lidhur me ndryshimet në qeveri nuk pranohet bazuar dhe në procedurat e mëparshme të ngjashme.

Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të opozitës shkuan pranë foltores ku nuk munguan replikat me Kryetaren Nikolla duke i përmendur dhe dorëheqjen e saj.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.

Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!

Nikolla: Të të vijë turp për fjalët që përdor!

 

kuvendi

Sondazh

Poll