Aktualitet

Situata dramatike në Shëngjin/ OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun

Gjithashtu me kerkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin. 

30 Korrik 2024, 18:59 Nga E. D
Situata dramatike në Shëngjin/ OSHEE stakon energjinë elektrike
pamje nga vendngjarja

SHËNGJIN-Tashmë flakët kanë "pushtuar" Shëngjinin, duke e bërë situatën gjithnjë e më dramatike. Gjithashtu me kerkesë të strukturave të rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin. 

"Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve," informon OSHEE.

Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë. Po ashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

zjarri në shengjin

Sondazh

Poll