Aktualitet

Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 58-vjeçari në Tiranë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

30 Korrik 2024, 15:45 Nga M.B
Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia
Foto ilustruese

TIRANA- Një 58-vjeçar me inicialet A. Sh., ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku dhe po punonte. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë. Nërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirana

Sondazh

Poll