Aktualitet

Merrte ryshfet ish-pronarëve kur ishte zyrtar i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, GJKKO dënon me 5 vite burg Ilir Kapetanin

Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

30 Korrik 2024, 13:01 Nga r.ll
Merrte ryshfet ish-pronarëve kur ishte zyrtar i Agjencisë së
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Ilir Kapedani, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.

 

 

gjkko ilir kapetani

Sondazh

Poll