Aktualitet

EMRI/ Nga dënimi me burg te shërbimi i provës, Gjykata e Fierit dënon për armëmbajtje pa leje të dashurën e Nuredin Dumanit

Bëhet fjalë për Mirjete Hajdinaj e cila u arrestua në mars të vitit 2022 së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhajn.

30 Korrik 2024, 12:56 Nga S.B
EMRI/ Nga dënimi me burg te shërbimi i provës, Gjykata e Fierit
foto ilustruese

FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 muaj shërbim prove të dashurën e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit. Bëhet fjalë për Mirjete Hajdinaj e cila u arrestua në mars të vitit 2022 së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhajn.

Fillimisht Hajdinaj u dënua me 1 vit e tre muaj burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 10 muaj heqje lirie. Përfundimisht dënimi me burg është pezulluar, ku gjykata vendosi që Hajdinaj të vuajë dënimin në shërbim prove duke mbajtur kontakte me shërbimin e provës në Kukës.

Mirjete Hajdinaj u shpall fajtore për dy vepra penale atë të “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit” ku kjo e fundit si çështjë është pushuar. Hajdinaj mori nga Nuredin Dumani një automatik kallashnikov dhe e fshehu poshtë krevatit të shtëpisë ku banonte në Fier, së bashku me Dumanin dhe Hoxhajn.

nuredin dumani mirjete hajdinaj

Sondazh

Poll