Aktualitet

U kap duke shitur heroinë dhe kokainë në lagjet e Lushnjës, arrestohet 44-vjeçari, sekuestrohen lëndët narkotike

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

30 Korrik 2024, 11:27 Nga S.B
U kap duke shitur heroinë dhe kokainë në lagjet e Lushnjës,
foto ilustruese

LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se A.A 44 vjeç, siguronte heroinë dhe kokainë, e përgatiste në shtëpinë e tij dhe më pas e shiste në lagjet e Lushnjës në doza.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Vijon megaoperacioni i koduar "Tempulli". Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në doza.  

Vihet në pranga një 44-vjeçar që u kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatiste në banesë.        

Sekuestrohen doza heroine dhe kokaine.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: 

-A. A., 44 vjeç, banues në Lushnjë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

lushnje kokaine heroine

Sondazh

Poll