Aktualitet

"E kam përfunduar dënimin", seanca në Gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajtin shtyhet për në shtator, avokatët kërkojnë kohë

Dajti është i dënuar për vrasjen e katër policëve ndërsa ai kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

30 Korrik 2024, 12:46 Nga N.F
"E kam përfunduar dënimin", seanca në Gjykatën e
Dritan Dajti

ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajti i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg. Dajti është i dënuar për vrasjen e katër policëve ndërsa ai kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Ndëkohë raportohet se seanca është shyrë për me datë 13 shtator pasi avokatët kanë kërkuar kohë. Në seancën e kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i burgut të Peqinit dhe u paraqit me vonesë, Glenda Zeneli, përfaqësuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Megjithatë seanca për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës, vazhdoi. Dajti nga ana e tij që në fillim ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetëm të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç regjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me regjistrimin video të këtij procesi. Por kërkesa e tij sipas gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për regjistrim audio dhe video.


Gjykata e Lartë më 11 qershor 2024 ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. 

Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

 

 

 

dritan dajti denim gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll