Aktualitet

Sekuestrohet 122 hektarë tokë e regjistruar në mënyrë të paligjshme nga ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër, vihet në pranga një person

Personi i arrestuar sot në bashkëpunim me persona të tjerë përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licenca të falsifikuara.

30 Korrik 2024, 12:40 Nga r.ll
Sekuestrohet 122 hektarë tokë e regjistruar në mënyrë
prokuroria

GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet për falsifikim të dokumente të 122 ha kullotë ku do ndërtohej park fotovoltaik.

Personi i arrestuar sot në bashkëpunim me persona të tjerë përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licenca të falsifikuara. Këto licenca rezulton të jenë përdorur jo vetëm në Kadastrën e Gjirokastrës, por edhe në Kadastrën nëTiranë.

Po ashtu në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar 122 hektarët e tokës kullotë në fshatin Stojan në Libohovë, pasi ishte regjistruar në mënyrë të paligjshme nga ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në vijim të hetimeve të procedimit penal Nr. 51 të vitit 2024, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ekzekutoi masën e sigurimit “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasit J.N, si person i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi F.T, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, me qëllim favorizimin e subjektit “F”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit “F” në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.

prokuoria e gjirokastres

Sondazh

Poll