30 Korrik 2024, 10:15
Nga S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie të qëllimshme tek Shkëmbi i Kavajës. Mësohet se J.F 64 vjeç, ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturinat, por për pasojë flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe toke e duke rrezikuar banesat.
Ndaj 64-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie.
Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u rrezikuan banesat përreth dhe u dogj një sipërfaqe toke.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:
-J. F., 64 vjeç, banues në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.
durres zjarr
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:59
r.ll
pasojat e tritolit
SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:38
r.ll
foto ilustruese
THUMANË-Një protestë është zhvilluar ditën e djeshme në segmentin e ri të autostradës Thu...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pë...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ditën e sotme ka dalë me një njoftim në lidhje me një vendim ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:12
r.ll
zjarri ne gjirokaster
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfik&e...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 08:55
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Vijon të jetë jashtë kontrolli zjarri në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapj...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 08:56
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për mes një njoftimi ka bërë me dije se ka ekzekutuar masëne ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 08:40
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë ko...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 07:39
r.ll
samir mane
TIRANË- Kreu i lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka akuzuar biznesmenin Samir Mane, se disa nga punonjësit e t...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 07:33
r.ll
zjarret
SHËNGJIN- Prej tre ditësh zjarret kanë pushtuar Shëngjinin. Mbrëmjen e djeshme situata është përkeqësu...