Aktualitet

Kërkon lirinë pasi pretendon se ka përfunduar dënimin, sot seanca për Dritan Dajtin në Gjykatën e Elbasanit

Në seancë vihet re mungesa e përfaqësueses së IEVP Peqin e cila do të duhej të sillte një informacion mbi vitet e dënimit që kishte kryer Dajti.

30 Korrik 2024, 10:19 Nga r.ll
Kërkon lirinë pasi pretendon se ka përfunduar dënimin, sot
seanca

ELBASAN- Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg. Në seancë vihet re mungesa e përfaqësueses së IEVP Peqin e cila do të duhej të sillte një informacion mbi vitet e dënimit që kishte kryer Dajti.

Paavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEDVP Peqin, gjykatësja Suela Lika vijoi seancën për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës. Avokati Alban Qafa ndërkaq ka akuzuar për mungesë korrektësie të komunikimit shkresor IEDP Peqin me kërkuesin, mbrojtjen dhe Gjykatën.

“Më jepni vendimin e dënimit me burg përjetë i cili më është vendosur në dispozicion dhe që është firmosur prej meje ju drejtua Gjykatëses”, tha në një moment kërkuesi Dritan Dajti, kërkesë që u vlerësua abuzive.

Gjykata e Lartë më 11 qershor 2024 ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. 

Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

dritan dajti gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll