Sport

Kupa e Botës 2030, u dorëzuan zyrtarisht dosjet e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës!

Vendimi përfundimtar për dhënien dhe organizimin e Kupës së Botës 2030, pritet të vendoset gjatë kongresit të FIFA-s të planifikuar për në 11 dhjetor.

30 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA
Kupa e Botës 2030, u dorëzuan zyrtarisht dosjet e Marokut,

ZVICER - Në zyrat e FIFA-s në Paris, Maroku, Portugalia dhe Spanja i paraqitën presidentit Gianni Infantino dosjen zyrtare, që përmban ofertën për organizimin e përbashkët të Kupës së Botës 2030.

Një dosje e detajuar që përshkruan planifikimin teknik të ngjarjes, duke përfshirë transportin, akomodimin, masat e sigurisë dhe natyrisht qytetet dhe stadiumet që synojnë të organizojnë ngjarjen.

“Tri vendet tuaja i kanë dhënë tashmë shumë futbollit, kanë demonstruar një pasion të madh për lojën, aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe një vizion të përbashkët mes dy kontinenteve se çfarë duhet të jetë futbolli dhe vlerat e tij”,- tha Infantino gjatë ceremonies, në të cilën morën pjesë presidentët e tre Federatave që aplikuan bashkë.

Vendimi përfundimtar për dhënien dhe organizimin e Kupës së Botës 2030, pritet të vendoset gjatë kongresit të FIFA-s të planifikuar për në 11 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll