Politike

"Të enjten të gjithë përpara bashkisë", Berisha: Ju ftoj të ndiqni intervistën e Ahmetajt si kurorëzim i Kongresit të Metamorfozës!

Ai ftoi qytetarët që t'i bashkohen protestës së opozitës të së enjtes para Bashkisë së Tiranës.

29 Korrik 2024, 20:57 Nga M.B
"Të enjten të gjithë përpara bashkisë",
Sali Berisha

TIRANA- Në mbyllje të fjalës së tij sot kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi të gjithë që të ndjekin intervisten e mbrëmjes së sotme të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si kurorëzim përfundimtar i Kongresit të Metamorfozës, duke iu referuar Kongresit të PS. Ai ftoi qytetarët që t'i bashkohen protestës së opozitës të së enjtes para Bashkisë së Tiranës.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Miqtë e mi, a nuk është kjo dosja Metamorfoza miqtë e mi? A nuk është ky Kongresi i Metamorfozës?
Për të mos thënë për Ermonelën. Duhet ta pranojmë... përdori pushtetin për të krijuar prokurorinë familjare në Tiranë. Por megjithatë, nuk ia mohoj shkresën me të cilën dënohet të paktën 25 vjet burg Edi Rama në çdo kohë, në çdo gjykatë, shkresën në të cilën njoftonte se kompania që po i jep 8 përqindëshin nuk ekziston, dmth është kompania e Edi Ramës.

Miqtë e mi, mbrëmë unë iu thashë, Kongresi i Metamorfozës zhvillohet në dy ditë. Sonte keni ditën e dytë, seancën e dytë të Kongresit të Metamorfozës. Fjalën e rastit e ka dhënë zëdhënësi direkt, më i afërti i Edi Ramës, Arben Ahmetaj. Ftoj shqiptarët të ndjekin intervistën e tij si kurorëzim përfundimtar i Kongresit të Metamorfozës.
Rrofshi ju. Ditën e enjte, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku jashtë Erion Veliajn. Fitore, fitore, fitore!

sali berisha

Sondazh

Poll