29 Korrik 2024, 20:25
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot lidhur me Kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste. Berisha e cilësoi ngjarjen si "Kongresin e Metamorfozës të Rilindjes së Edi Ramës". Ai tha se aty gjithçka, asamble, kryesi dhe çdo gjë tjetër është një njeri dhe vetëm një njeri, sipas tij, kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të kauzës së madhe e të drejtë të çdo shqiptari. Mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj dhe oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë tek shqiptarët në terrin e tmerrshëm të censurës të neveritshme qeveritare të medieve të kontrolluara nga narkoshteti, përcjellin të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, në votrat e tyre.
Të dashur miq, normale është që njerëzit të debatojnë, të diskutojnë për kongresin e djeshëm të Partisë së Krimit.
Por e vërteta është se çdo shqiptar që e ndoqi dje atë kongres, që ndoqi mediat dhe zbulimet e tyre gjen te kongresi vetëm Kongresin e Metamorfozës të Rilindjes së Edi Ramës. Të asaj metamorfoze në të cilën në publik, në sallë, në fjalime, nuk figuronin familjet e mëdha mafioze të PS, por figuronin njëlloj si në dosjet e krimit të Metamorfozës, bosët politikë të krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Të krimeve të të gjitha llojeve. Miqtë e mi, ju e patë se si njëlloj si në shpellën apo bodrumet më të errëta të mafies, padrinoja dje përmbysi ministra dhe emëroi ministra të cilët e morën vesh aty në sallë.
Duke dëshmuar përfundimisht në Kongresin e Metamorfozës se aty gjithçka, asamble, kryesi dhe çdo gjë tjetër është një njeri dhe vetëm një njeri dhe ky është padrino Edi Rama. Për të faktuar këto që po them, ai pasi njoftoi shkarkime ministrash, kryeparlamentarësh, pasi vendosi kryqin e krimit mbi deputetët e tij, në mënyrën më poshtëruese, më qesharake, njoftoi se sot mblodhi kryesinë e partisë për të diskutuar për emërimet që bëri dje në kongres. A ka tallje më të madhe se kjo? A ka shkelmim më të madh se ky? A ka dëshmi më flagrante të Metamorfozës së plotë të Rilindjes së Edi Ramës, metamorfozës së saj në krimin politik, krimin ordiner, krimin e gjithanshëm?
sali berisha
Politike
29 Korrik 2024, 20:02
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie tha se detyra e...
Politike
29 Korrik 2024, 18:34
Blerina Gjoka
Edi Rama
TIRANA- Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, krye...
Politike
29 Korrik 2024, 18:17
M.B
Kuvendi
TIRANA- Në seancën e kaluar plenare, e cila supozohej të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, u ndryshua ...
Politike
29 Korrik 2024, 15:59
I.A
Belinda Balluku dhe Olen Çezari
DURRËS- Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Pale...
Politike
29 Korrik 2024, 15:09
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tira...
Politike
29 Korrik 2024, 14:21
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n...
Politike
29 Korrik 2024, 14:06
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet n&e...
Politike
29 Korrik 2024, 13:39
N.F
Komisioni Rregullator
HIMARË- Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do...
Politike
29 Korrik 2024, 13:39
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Paraditen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë. Fokusi i mbledhj...
Politike
29 Korrik 2024, 13:03
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi emrat e ministrave pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Rama zëvend&e...