Politike

"Rama tha mirë ja ben maskarait," Arben Ahmetaj: Pse kolegët e mi nuk lexuan dosjen, po i besuan kryeministrit 

Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen.

29 Korrik 2024, 20:53 Nga I.A
"Rama tha mirë ja ben maskarait," Arben Ahmetaj: Pse kolegët
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Duke folur në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen.

"Do të ju lutesha që për hir të transmetimit të mesazhit, edhe në respekt të punës dhe mundimit që ke marrë për intervistën, të mos më ndërprisje se dua të çoj mendimin deri në fund. Del Edi Rama dhe thotë, këta kërkohen nga drejtësia dhe ankohen për PS. Unë nuk ankohem për PS, unë vetëm një kërkesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi, që asnjëri nga ana, që nga ministri i Drejtësisë, që nga kë të duash ti, jurist dhe jo jurist, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Ben Pëllumbi, alamet burrash dhe grash nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani aty. Ju referua Edi Rama dosje voluminoze, por po ta lexoni dosjen që nuk e ka lexuar, që ta lexonte Ulsi Manja, Xhafaj, Bushka, të thonin shiko çfarë është, Damian Gjiknuri, kë të duash ti, nga juristët dhe jo juristët, të thoshte shiko se çfarë bëjnë këta njerëz. Shiko çfarë standardi krijojnë, shiko çfarë sjellin. Është shprehur pas heqjes së imunitetit tim, mirë ja bënë maskarait. Kryeministri Edi Rama, mirë ja bënë maskarait. Një nga ish-kolegët e mi, ka thënë, bobo çfarë bëmë, çfarë precedenti kemi krijuar. Mirë ja bënë maskarait. Unë isha maskarai, dhe më pas dikush që paguhet nga inceneratorët më quan i poshtë, etj. Të kam thënë Çim Peka, pas intervistës lufta e tyre me supozime dhe sajesa, ka për tu kaluar në një nivel të ri. Kaloi në një nivel të ri. U akuzua ish-bashkëshortja ime, dhe bashkëshortja ime sot, me akuzë për pastrim parash dhe është një jurist shumë i zoti në Shqipëri, ka bërë një kërkim, se i turren, siç i turren kujtdo. Do të them një moment që ankohet për staf, është qesharake që ankohet për staf ky drejtuesi i SPAK. Po i kthehem logjikës së persekutimit familjar. Ka bërë një kërkim dhe ka thënë është i vetmi rast në botën demokratike, ku akuzohet e gjithë familja. Ta zëmë se të gjitha ëndërrat e këtyre ishin të vërteta, çfarë kanë nënshkruar këta. O i kam bërë unë, o i kanë bërë ata. Ku keni parë ju që akuzohen, as firmë, as vulë, as pjesë e institucioneve publike. Po pse e kanë bërë? Është kërcënim i hapur," tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj ulsi manja fatmir xhafaj

Sondazh

Poll