Politike

"Dhënia me koncesion e Thesarit", Berisha: Mete u largua se nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni

Ai shtoi se sa i përket shkollimit, Mete kishte shkollim sa gjithë qeveria e Edi Ramës e marrë së bashku.

29 Korrik 2024, 20:51 Nga M.B
"Dhënia me koncesion e Thesarit", Berisha: Mete u largua se nuk
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me ndryshimet e reja në qeveri. Berisha tha se largimi i ministrit të Financave Ervin Mete u bë sepse ai nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni, siç ishte dhënia me koncesion e Thesarit, siç ishte privatizimi i Kaskadës së Drinit, etj. Berisha tha se Mete largohet pa u thënë shqiptarëve një fjalë të vetme po pse ikën. Ai shtoi se sa i përket shkollimit, Mete kishte shkollim sa gjithë qeveria e Edi Ramës e marrë së bashku.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, po largimi i Metës nga Financat? Iu them unë ju, ai nuk është pa kusure. Ai mund të ketë kusure të mëdha në AMF. Ai e verboi në një akt kriminal faqen e Thesarit të Shtetit për të fshehur vjedhjet që bënte Edi Rama dhe kompania e tij. Por disa firma nuk i firmosi. Nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni, siç ishte dhënia me koncesion e Thesarit, siç ishte privatizimi i Kaskadës së Drinit, etj.

Ai largohet pa u thënë shqiptarëve një fjalë të vetme po pse ikën ky. Sa i përket shkollimit, duhet ta dini ju, ai kishte shkollim sa gjithë qeveria e Edi Ramës e marrë së bashku. Po, e kishte atë. Atëherë a nuk është kjo Metamorfozë tipike, se si padrino në shpellë u thotë me gisht, ti këtu, ti atje, dhe kodi i heshtjes, Omerta...

Po ai që vjen? Atë Petrit Malajn, le që e ngatërruan masivisht me artistin, se nuk e njihte... e njihte Belinda se kishte një vit që bënte shkollën e saj. Dhe Belindës dhe Edi Ramës i duhej idioti i dobishëm për të firmosur për të gjitha vjedhjet e tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll