29 Korrik 2024, 15:59
Nga I.A
Belinda Balluku dhe Olen Çezari
DURRËS- Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë zonë figura të rëndësishme të botës së artit dhe jo vetëm, si një promovim i shtuar ndaj vendit tonë.
Në prag të nisjes së edicioni të këtij viti me ndihmën e vullnetarëve bëhet pastrimi i të gjithë zonës. Një fushatë e cila ka në thelb sensibizimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit të përbashkët.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju bashkua grupi të vullnetarëve për pastrimin e zonës përreth kalasë së Porto Palermos.
“Unë shpresoj shumë që kjo mos mbetet vetëm me një ditë pastrimi nga vullnetarët apo disa ditë në vit, por të jetë një praktikë që bashkia e Himarës duhet ta zhvillojë. Unë e di që ka pasur përpjekje edhe më përpara, por ama menjëherë mbas zgjedhjeve këtu në Himarë jam e sigurtë që do të ketë një incentivim shumë më të madh të vetë bashkisë duke kuptuar që Porto Palermo është perlë e Shqipërisë, jo vetëm e Himarës dhe do një vëmendje të shtuar”, u shpreh Balluku.
E rëndësishme, shtoi më tej Balluku, është ndërgjegjësimi i qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë e që duhet të nisë që nga moshat më të reja, pasi vetëm ndërhyrjet përmes strukturave shtetërore nuk mjaftojnë nëse nuk bashkëpunojnë edhe qytetarët.
“Propozimi për të vendosur në kurrikulën që nga klasa e parë deri në klasë të nëntë, një lëndë e cila do të jetë dedikuar ekologjisë, unë besoj që do të jetë zgjedhja më e mirë”, nënvizoi Balluku.
Për Olen Çezarin kjo nisëm është një mesazh për qytetarët për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit dhe ruajtjes së tij, ndërsa vetë Festivali sjell emra të rëndësishëm në Porto Palermo, një ndër pikat më të rëndësishme turistike të vendit e cila tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.
olen Çezari belinda balluku
Politike
29 Korrik 2024, 15:09
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tira...
Politike
29 Korrik 2024, 14:21
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n...
Politike
29 Korrik 2024, 14:06
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet n&e...
Politike
29 Korrik 2024, 13:39
N.F
Komisioni Rregullator
HIMARË- Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do...
Politike
29 Korrik 2024, 13:39
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Paraditen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë. Fokusi i mbledhj...
Politike
29 Korrik 2024, 13:03
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi emrat e ministrave pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Rama zëvend&e...
Politike
29 Korrik 2024, 12:54
r.ll
argita malltezi
TIRANË- Argita Malltezi në konferencën e sotme për shtyp tha se është bërë shkelje e rëndë...
Politike
29 Korrik 2024, 12:18
N.F
Takimi
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun e...
Politike
29 Korrik 2024, 11:28
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi për mes një postimi në llogarin...
Politike
29 Korrik 2024, 11:27
r.ll
argita malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për me...