29 Korrik 2024, 20:51
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të pernatshëm ka folur edhe për largimin e Lindita Nikollës. Berisha u shpreh se Lindita Nikolla u largua nga parlamenti si figura më e zezë e parlamentit shqiptar në 33 vite. Gjithashtu Berisha si mjek i uron të shkuara Nikollës.
"Miq, a nuk janë këto ndryshime njëlloj si në dosjen e krimit të Metamorfozës, ku nuk i jepet llogari askujt, ku jepen urdhra, merren vendime, ekzekutohen qytetarë, kurse këtu ekzekutohen politikisht njerëz. Në Kongresin e Metamorfozës, pati dy falënderime. U falënderua Linda e Parlamentit, e cila me dashje, pa dashje u largua nga parlamenti si figura më e zezë e parlamentit shqiptar në 33 vite. E kam thënë dhe e them, si mjek uroj në rast se ka një sëmundje, shërim të shpejtë dhe të plotë, por për të gjitha të tjerat, ajo mbetet një nga figurat më të zeza, më të shpërfytyruara, produktet më të deformuara të Rilindjes së Edi Ramës. Linda e Parlamentit në mënyrën më amorale dhe joligjore, e shndërroi parlamentin si kuzhinën e Edi Ramës. Po arsimin? Shkatërrimtarja e arsimit doli me një vilë dhe ju kujtohet kur unë e thërrisja Madamë Vila. U angazhua për shkatërrimin e pluralizmit me urdhër të Edi Ramës në parlament. Me ligësinë e saj shkelmoi në parlament Kushtetutë, rregullore dhe ligje. E shndërroi parlamentin në strofull të interesave të bandave më të këqija të Shqipërisë. Të gjitha këto, për Edi Ramën si Linda e Parlamentit. Po kush e zëvendësoi Lindën e Parlamentit? Figura më tragjikomike e 32 viteve në politikën shqiptare, Zili Rroku. Miqtë e mi, kjo Zilia është.... mos harroni... është Zonja 5 Milionë Euro. Kjo Zilia Fali, me vëllanë dhe burrin, shkëmbenin tendera njëri me tjetrin. Kjo është një ndrikull. Miq, është një ndrikull shumë e çmuar dhe e dashur e Bajrëve të Shkodrës, të cilët i premtonin se do të bëjmë ministre të Brendshme. Dhe tani Bajrët kanë dy net që festojnë se morën kreun e parlamentit," tha Berisha.
sali berisha
Politike
29 Korrik 2024, 20:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ...
Politike
29 Korrik 2024, 20:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot lidhur me ndryshimet që u lajmëruan në Kongresin e Part...
Politike
29 Korrik 2024, 20:25
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot lidhur me Kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste. Berish...
Politike
29 Korrik 2024, 20:02
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie tha se detyra e...
Politike
29 Korrik 2024, 18:34
Blerina Gjoka
Edi Rama
TIRANA- Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, krye...
Politike
29 Korrik 2024, 18:17
M.B
Kuvendi
TIRANA- Në seancën e kaluar plenare, e cila supozohej të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, u ndryshua ...
Politike
29 Korrik 2024, 15:59
I.A
Belinda Balluku dhe Olen Çezari
DURRËS- Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Pale...
Politike
29 Korrik 2024, 15:09
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tira...
Politike
29 Korrik 2024, 14:21
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n...
Politike
29 Korrik 2024, 14:06
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet n&e...